Shqiptarët po blejnë makina nga Koreja dhe Kina, çfarë po ndodh me tregun?
Gjeografia e blerjes së automjeteve ka ndryshuar dukshëm tre vitet e fundit, teksa konsumatorët shqiptarë po u drejtohen vendeve të largëta të Azisë për të blerë automjete dhe po i “largohen” Italisë e Gjermanisë, që deri në 2023-n ishin dy shtetet kryesore nga importoheshin. Në vitin 2024, Koreja e Jugut kaloi për herë të parë në shtetin që dërgoi më shumë makina në Shqipëri, me gati 20% të totalit, sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor (DPSHTRR). Këtë pozicion e mbajti dhe në 2025-n, me 21.2 mijë mjete të regjistruara për herë të parë, ose 21% e totalit. Për krahasim, në 2021-n, me origjinë nga Koreja e Jugut u regjistruan vetëm 1.2 mijë mjete. Rendja drejt Koresë erdhi pasi ky shtet ofronte...
Burimi:
javanews.al