Shqiptarët në fund të Evropës për kulturën e sigurimit, publikohet raporti
Sigurimi i makinës, jetës dhe më pas pronës, zë 92% të portofolit të sigurimeve në Shqipëri. Këto janë produktet e sigurimit më të zgjedhura nga shqiptarët. Po për sa i përket produkteve të tjera që ofrojnë kompanitë? Shqipëria është një nga 3 vendet ku qytetarët nuk preferojnë të zgjedhin produkte të tjera të sigurimit përveç makinës, jetës dhe pronës. Sipas një raporti të platformës ndërkombëtare për të dhënat e industrisë së sigurimeve, Xprimm, në Shqipëri, Hungari dhe Rumani, produktet e tjera të sigurimit të jo-jetës zënë vetëm 8% të primeve të shkruara bruto në portofolin total të sigurimeve në krahasim me 15% që është mesatarja e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore. Çfarë do të thonë këto dy fakte për kulturën e sigurimit në Shqipëri?...
Burimi:
sot.com.al