Shqiptarët në ankth për naftën, përgjigja që vjen nga qeveria
Tashmë që me zjarrin e luftës në Lindjen e Mesme çmimet e naftës po rriten pafrenueshëm, nga qeveria vjen kjo përgjigje për të gjithë ata shqiptarë në timon që tashmë janë nën ankth sa herë shohin tabelat e çmimeve në pikat e karburantit. Për këtë, kryeministri Rama ofroi këtë përgjigje: “Fakti është që kriza po shfaqet në të gjithë botën, po shfaqet edhe këtu si pasojë e rritjes së çmimeve. E kam shprehur qëkur kemi bërë mbledhjen e parë, që një nga objektivat tona është krijimi i një faktori shtetëror në tregun e naftës, një force publike për të krijuar një kapacitet që të lehtësojë barrën mbi qytetarët sikundër e lehtësoi konkurrenca që ne nxitëm duke ndryshuar komplet qasjen për fluturimet ajrore. Shqipëria kishte aeroportin...
Burimi:
tesheshi.com