Shqipëria vendos rekord të ri në turizëm/ 1.2 milionë italianë pushuan në vendin tonë gjatë vitit 2025

Shqipëria vendos rekord të ri në turizëm/ 1.2 milionë italianë pushuan në vendin tonë gjatë vitit 2025

Shqipëria vendos rekord të ri historik për numrin e turistëve të huaj që e kanë vizituar gjatë 2025-ës. Rreth 12.5 milionë turistë të huaj kanë hyrë në territorin e Shqipërisë përgjatë vitit 2025. Në krahasim me vitin 2024, shifrat janë në rritje me 6.6% ose rreth 770 mijë turistë më shumë. Shifrat për të dhënat e turizmit për vitin 2025 i ka bërë publike ministri i Turizmit, Blendi Gonxhja. Sipas ministrit, këto të dhëna dëshmojnë jo vetëm rritjen e interesit për Shqipërinë si destinacion, por edhe përmirësimin gradual të standardeve, shërbimeve dhe ofertës kulturore në të gjithë territorin. Të dhënat tregojnë se edhe për vitin 2025 rekordin e mbajnë vizitorët nga Kosova, me mbi 4.6 milionë vizitorë, ose thënë ndryshe, numri i tyre ka ardhur...