Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Shqipëria tërheq investitorët nga Kosova, shifrat rekord surprizojnë tregun
Kosova është investitori kryesor në Shqipëri për këtë vit. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se investimet nga Kosova për tremujorin e tretë arritën shifrën rekord të 90 milionë eurove, katër herë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për të gjithë 9-mujorin, investimet direkte nga Kosova prekën shifrën e 153 milionë eurove, me një rritje prej 139% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja e investimeve nga Kosova është e lidhur kryesisht me disa blerje të rëndësishme të ndërmarrjeve nga Kosova në tregun shqiptar. Në muajin korrik, kompania nga Kosova, Viva Fresh, mbylli blerjen e zinxhirit të dytë më të madh të shitjeve me pakicë në Shqipëri, Spar Albania. Sipas kontratës së nënshkruar mes...