Shqipëria prezantohet në MIPIM 2026, një magnet për investitorët dhe arkitektët ndërkombëtarë
Për të dytin vit radhazi, Shqipëria mori pjesë në MIPIM, panairin më të rëndësishëm ndërkombëtar të pasurive të paluajtshme në Kanë të Francës. Kjo pjesëmarrje dëshmon se vendi ynë ka hyrë në një fazë të re të zhvillimit urban dhe arkitektonik, duke kombinuar me sukses vizionin arkitekturor me mundësitë reale të biznesit përmes projekteve konkrete. Pavijoni shqiptar ka reflektuar nivelin e zhvillimit dhe mundësitë e biznesit në vend, nga bregdeti te qytetet kryesore. Drejtoresha Ekzekutive e Korporatës së Investimeve Shqiptare Elira Kokona ka prezantuar detajet e projekteve. Ajo që ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve ndërkombëtarë është modeli inovativ i zhvillimit, ku projektet mbartin dy vlera të rëndësishme: nga njëra anë, një vizion modern arkitektonik dhe urban, dhe nga ana tjetër, gjenerimin e të ardhurave të...
Burimi:
javanews.al