Shqipëria po humbet tregjet e rajonit

Shqipëria po humbet tregjet e rajonit

Shqipëria po humbet gradualisht pozicionin e saj në tregtinë me vendet e rajonit (Kosovë, Maqedoni e Veriut, Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Mali i Zi), teksa të dhënat për vitin 2025 tregojnë përkeqësim të ndjeshëm të bilancit tregtar, të nxitur kryesisht nga rënia e eksporteve dhe rritja e importeve. Produktet shqiptare po bëhen jokonkurruese me vendet e Ballkanit, por edhe më gjerë si rrjedhojë e rënies së vlerës së euros, rritjes së kostove të brendshme dhe mungesës së politikave fiskale që nxisin prodhimin me kosto të ulët. Eksportet shqiptare drejt rajonit në vitin 2025 ranë në 62.7 miliardë lekë, nga 67.5 miliardë lekë në vitin 2024, duke shënuar tkurrje vjetore me rreth 7%. Në të njëjtën kohë, importet u rritën në 59.4 miliardë lekë, nga 54.7 miliardë lekë një vit...