“Shqipëria nuk ka varësi nga importet që kalojnë nga Hormuzi”, ministrja Ibrahimaj: Furnizimi me karburante, i sigurt
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj tha se furnizimi me karburante në vend është i sigurt, pasi kompanitë kanë rezerva të mjaftueshme dhe kontrata afatgjata, ndërsa çmimet ndikohen nga luhatjet në bursat ndërkombëtare. Ibrahimaj theksoi se karburantet që ne konsumojmë janë karburante që nuk kalojnë nga kanali i Hormuzit. Ajo shtoi se Ministria po përgatit një projektligj për krijimin e një enti shtetëror që do të garantojë rezerva strategjike për 90 ditë. “Monitorime ka edhe në që prej nisjes së konfliktit dhe, duke parë zhvillimet në bursa, bëmë një takim të parë ku diskutuam mbi rezervat. Çmimi është i rëndësishëm, por vjen pas zinxhirit të furnizimit. Sipas tregtarëve, karburantet që ne konsumojmë janë karburante që nuk kalojnë nga kanali i Hormuzit. U siguruam që...
Burimi:
javanews.al