Shqipëria mbetet me pagën minimale më të ulët në Europë edhe pas rritjes nga qeveria, bie fuqia blerëse

Shqipëria mbetet me pagën minimale më të ulët në Europë edhe pas rritjes nga qeveria, bie fuqia blerëse

Pavarësisht rritjes në muajin janar, nga 40 në 50 mijë lekë, paga minimale bruto në Shqipëri ka vijuar të jetë më e ulëta në rajon dhe në Europë, pa përfshirë vendet e ish Bashkimit Sovjetik. Diferenca thellohet dhe më shumë kur matet sipas fuqisë blerëse, duke treguar një më rritje të shpejtë të çmimeve në raport me pagat. Eurostat ka publikuar sot të dhënat e para për pagën minimale bruto në shtetet e Europës që e zbatojnë këtë standard. Për Shqipërinë, paga minimale është 517 euro, nga 408 euro që ishte në tremujorin e mëparshëm. Vlera në euro favorizohet nga kursi i këmbimit. Sërish, ky është niveli më i ulët në rajon, teksa shtete si Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi kanë ecur më...