Shqipëria larg listës gri të BE-së, Malaj: Kontroll total mbi paratë që hyjnë në vend
Ministri i Financave, Petrit Malaj, mbajti sot fjalën e tij, 9 prill, në Kuvend lidhur me projektligjin për disa shtesa dhe ndryshime që synojnë parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. “Masat që kemi ndërmarrë dhe vazhdojmë të marrim synojnë forcimin e sigurisë kombëtare, garantimin e integritetit të sistemit financiar dhe mbrojtjen e ekonomisë shqiptare nga ndikimet e mundshme të aktiviteteve të paligjshme financiare. Në një kohë kur rrjetet terroriste dhe ato kriminale operojnë në një kontekst global, përgjigjja jonë duhet të jetë plotësisht në përputhje me kërkesat e aleatëve tanë strategjikë”, u shpreh ministri. Ai theksoi se projektligji është një hap i domosdoshëm për të plotësuar kuadrin ligjor dhe për të rritur efikasitetin në zbatimin e tij. Malaj vuri në dukje progresin...
Burimi:
javanews.al