Shqipëria i hap derën produkteve kineze, INSTAT: Tkurren furnizimet nga Turqia dhe Italia

Shqipëria i hap derën produkteve kineze, INSTAT: Tkurren furnizimet nga Turqia dhe Italia

Eksportet shqiptare shënuan një rritje të lehtë gjatë muajit shkurt. Sipas të dhënave të INSTAT, vlera e mallrave të eksportuara arriti në rreth 30.9 miliardë lekë, ose 2.8% më shumë se një vit më parë. Ndërkohë, importet vijojnë të mbeten dukshëm më të larta. Në shkurt ato arritën në 68 miliardë lekë, me një rritje modeste prej 0.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Si rezultat, deficiti tregtar, diferenca mes importeve dhe eksporteve, mbeti i thellë në rreth 37.1 miliardë lekë, megjithëse pak më i ulët krahasuar me një vit më parë. Rritja e eksporteve është ndikuar kryesisht nga minerale, lëndë djegëse dhe energjia elektrike, si edhe nga makineritë dhe pajisjet. Ndërsa në kahun tjetër, rënie kanë shënuar eksportet e ushqimeve,...