Shqipëri-Poloni, marrëveshje për sigurimet shoqërore-Ibrahimaj: Ofron siguri juridike dhe sociale

Shqipëri-Poloni, marrëveshje për sigurimet shoqërore-Ibrahimaj: Ofron siguri juridike dhe sociale

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj ka nënshkruar Marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore ndërmjet Shqipërisë dhe Polonisë, duke shënuar një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve. Kjo marrëveshje garanton njohjen dhe totalizimin e periudhave të sigurimit për qytetarët shqiptarë dhe polakë që kanë jetuar apo punuar në secilin prej vendeve, të drejtën për përfitimin e pensionit të pleqërisë sipas moshës ligjore, si dhe mbrojtjen nga humbja e të drejtave si pasojë e lëvizjes ndërmjet dy shteteve. “Marrëveshja synon të ofrojë siguri juridike dhe mbrojtje sociale për qytetarët, duke siguruar trajtim të barabartë dhe respektim të të drejtave të fituara në sistemet e sigurimeve shoqërore të të dy vendeve”, u shpreh Ministrja Ibrahimaj, pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje. Sipas saj, ky...