Shpresë për 90 mijë pensionistë që mbetën pa bonus në janar, Ministria e Ekonomisë: Skema do rishikohet

Shpresë për 90 mijë pensionistë që mbetën pa bonus në janar, Ministria e Ekonomisë: Skema do rishikohet

Gati 12 përqind e 763 mijë pensionistëve mbeten jashtë skemës së bonusit mujor, sipas shifrave zyrtare të atyre që përfituan gjatë janarit. Mbi 36 mijë qytetarëve që kanë pension mbi 40 mijë lekë, iu shtuan dhe 54 mijë të tjerë që u penalizuan për shkak të skemës. Bonusin 1800 lekë në muaj e marrin vetëm ata që kanë dalë ne pension urban me vite të plota pune por që nuk marrin më shumë se 40 mijë lekë në muaj. Po kështu e marrin 800 lekëshin ata që kanë pension urban të pjesshëm por që nuk kalon vlerën 22 mijë lekësh. Kurse pensionet rurale s’duhet të jenë më shumë se 18 mijë lekë, në mënyrë që të përfitohet bonusi mujor 1 mijë lekë. Por jo vetëm...