Shporta e shkurtit, si po ndryshojnë çmimet (rritje për zarzavatet dhe frutat)
Frutat, perimet dhe nënproduktet e blegtorisë kanë shënuar rritjen më të madhe të çmimeve në shkurt 2026 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Një listë e INSTAT me çmimet mesatare të mallrave kryesore të shportës tregon se gjatë shkurtit të këtij viti mollët dhe vezët kryesojnë listën e rritjes me përkatësisht 18.5% dhe 16.7%. Ky shtrenjtim reflektohet qartë në vlerat nominale, ku një kilogram mollë kushtoi mesatarisht 138.5 lekë në shkurt, ndërsa vezët kanë pësuar një rritje prej 3.7 lekësh, duke arritur nivelin 25.8 lekë për kokërr. Në këtë trend rritës janë përfshirë edhe produktet e tjera të freskëta si limonët me 14.8%, duke u shitur me mbi 163 lekë për kg, kastravecët me 14.2% dhe domatet me 11.8%, duke e...
Burimi:
javanews.al