Shpërndahen 12 milionë euro për 61 bashki, ulen borxhet e pushtetit vendor

Shpërndahen 12 milionë euro për 61 bashki, ulen borxhet e pushtetit vendor

61 bashkitë në vend do të përfitojnë përfitojnë 1.2 miliardë lekë apo rreth 12 milionë euro nga buxheti i shtetit, me qëllim shlyerjen e detyrimeve të prapambetura. Përmes aktit normativ të miratuar së fundmi, qeveria alokoi e 1.2 miliardë lekëve shtesë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të njësive të vetëqeverisjes vendore, me synim përmirësimin e stabilitetit financiar dhe forcimin e disiplinës fiskale në nivel lokal. Ky fond shpërndahet 60 për qind në bazë të stokut  të detyrimeve të prapambetura dhe 40 për qind sipas  numrit të popullsisë së përdorur në formulën e  shpërndarjes së transfertës së pakushtëzuar për vitin 2025. Sipas rishikimit, financimi i huaj vendor do të ulet me 256 milionë lekë për shkak të mosrealizimit, ndërsa të ardhurat nga taksat e ndara...