Shoqata e Bankave: Shërbimet online rrisin rrezikun për krime kibernetike

Shoqata e Bankave: Shërbimet online rrisin rrezikun për krime kibernetike

Tashmë si një traditë e konsoliduar në Shqipëri prej 13 vitesh, “Java e Parasë” u çel sërish nga Banka e Shqipërisë, me synimin për të edukuar brezat e rinj mbi funksionimin e sistemit bankar. Në fjalën e tij, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, theksoi se vitet e fundit është shënuar një progres i ndjeshëm në drejtim të digjitalizimit të shërbimeve financiare, veçanërisht në kryerjen e transaksioneve. “Ka një avancim dhe progres të madh në transaksionet financiare të kryera nëpërmjet kanaleve digjitale apo kartave, duke treguar se qytetarët shqiptarë po i përdorin gjithnjë e më shumë shërbimet bankare”, tha Sejko. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, gjatë vitit të kaluar u realizuan rreth 12 milionë transaksione bankare online, një rritje me 23% krahasuar...