Shifrat e INSTAT tregojnë përmirësim në tregun e punës: Rriten pagat, ulet papunësia
Në tremujorin e katërt të vitit 2025, tregu i punës në Shqipëri tregon disa sinjale pozitive: është rritur punësimi dhe janë përmirësuar pagat. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave (INSTAT), shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për grupmoshën 15-64 vjeç arriti në 75.9%, me një rritje prej 0.4 pikë përqindje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Shkalla e punësimit për popullsinë 15 vjeç e lart u ngjit në 58.5%, me një rritje vjetore prej 0.9 pikë përqindje, ndërsa shkalla e papunësisë zbriti në 8.3%, ose 0.5 pikë përqindje më pak se në tremujorin e katërt të vitit 2024. INSTAT raporton se aktualisht janë rreth 1,172,550 persona në punësim dhe 105,906 të papunë. Paralelisht, paga mesatare mujore bruto për një...
Burimi:
sot.com.al