Sërish ndryshime në buxhet, ja si do të ndahen paratë publike këtë herë

Sërish ndryshime në buxhet, ja si do të ndahen paratë publike këtë herë

Përmes rishikimit të fundit të buxhetit të shtetit qeveria ka vendosur t’i akordojë më shumë fonde Albcontrol, në formën e transfertës kapitale, për shkak të vështirësive të funksionimit pas bllokimit të llogarive, për çështjen Becheti. Me Aktin Normativ, që rishikoi buxhetin në muajin tetor, kur u ndanë fondet për shpërblimin e pensionistëve për fundvit, u dhanë edhe 30 milionë euro për kompaninë e Albcontrol që është ofruesi i Shërbimeve të Navigimit Ajror për hapësirën ajrore shqiptare. Vetëm gjatë këtij viti, financimi i Albcontrol nga buxheti i shtetit ka arritur në 7 miliardë lekë ose rreth 70 milionë euro. Ministri i Financave Petrit Malaj ka sqaruar më herët në komisionet parlamentare se mbështetja për Albcontrol do të vazhdojë derisa të zgjidhet çështja gjyqësore, prej së cilës janë bllokuar...