Sektori bankar ka investuar gati 1.1 miliardë euro në Eurobonde të qeverisë shqiptare
Sektori bankar rriti më tej investimin në Eurobondet e qeverisë shqiptare gjatë vitit 2025. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se letrat me vlerë në valutë të huaj të qeverisë shqiptare në bilancin e sektorit bankar në fund të vitit 2025 arritën vlerën e 103.2 miliardë lekëve ose afërsisht 1.07 miliardë euro (me kursin e ditës së fundit të vitit të kaluar). Krahasuar me fundin e vitit 2024, vlera e këtyre aseteve është rritur me 11.5%. Megjithatë, nëse e zhveshim rritjen nga efekti i kursit të këmbimit, ajo do të rezultonte edhe pak më e lartë. Kursi i këmbimit Euro-Lek e mbylli vitin 2025 në nivelin 96.77 lekë. Ky është kursi më i ulët historik i regjistruar në fund të vitit kalendarik dhe afër...
Burimi:
javanews.al