Sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme?

Sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme?

Efektet në ekonomi pas fillimit të luftës mes Izraelit dhe Iranit: Nga rritja e çmimit në bursë të naftës, reflektimi me 4 lekë në tregun vendas me pakicë, tarifa 6 deri në 10% më të shtrenjta për transportin e mallrave me anije dhe kamionë, si dhe ngadalësimi i rezervimeve të reja nga të huajt drejt Shqipërisë. Pas fillimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, edhe Shqipëria po përjeton efektin indirekt zinxhir të krijuar në tregjet globale nga përshpejtimi i rritjes së çmimeve të karburanteve, tarifave të transportit dhe pasigurisë për rezervime të reja në turizëm. Kryetari i Shoqatës së Hidrokarbureve, Luigj Aliaj, duke iu referuar çmimeve të furnizimeve, shpjegon ndikimet nga situata e fundit në tregun global të naftës, të cilat sollën rritje të çmimeve...