Sa kushtojnë shtëpitë në Shqipëri?/ Nga Tirana te bregdeti, ja si luhaten çmimet

Sa kushtojnë shtëpitë në Shqipëri?/ Nga Tirana te bregdeti, ja si luhaten çmimet

Tregu imobiliar në Shqipëri paraqet një panoramë të larmishme çmimesh, ku vlera e pronave ndryshon ndjeshëm në varësi të qytetit, pozicionit gjeografik dhe tipologjisë së banesës. Të dhënat  nga Investropa tregojnë se zonat bregdetare dhe kryeqyteti vijojnë të kenë çmimet më të larta, ndërsa qytetet e tjera ofrojnë alternativa më ekonomike për blerësit. Ky diferencim lidhet ngushtë me zhvillimin ekonomik, turizmin dhe kërkesën në rritje për prona si për banim ashtu edhe për investim. Në Durrës, apartamentet kushtojnë mesatarisht nga 50,000 deri në 90,000 dollarë. Ky qytet mbetet një nga destinacionet kryesore për investime, i nxitur nga turizmi dhe afërsia me kryeqytetin. Sigurisht, kjo kosto rritet ndjeshëm në zonat më të kërkuara pranë vijës bregdetare apo për apartamente me pamje nga deti, si dhe në...