Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
“Rritje mujore për të gjithë, që nga janari”/ Reforma e pensioneve përfundon në 2026, Manjani: Pensioni urban shkon…
Shqipëria pritet të finalizojë reformën e re të pensioneve brenda vitit 2026, një reformë që nuk prek kontributet e derdhura nga qytetarët, por synon përshtatjen e skemës me ndryshimet demografike, zhvillimet në tregun e punës dhe procesin e integrimit evropian. Zëvendësministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Olta Manjani, deklaroi për ATSH se reforma po ndërtohet mbi dy shtylla kryesore: ndryshime parametrike dhe ndryshime sistemike, me qëllim garantimin e qëndrueshmërisë financiare dhe mjaftueshmërisë së të ardhurave për pensionistët. Në kuadër të ndryshimeve parametrike, Manjani njoftoi se po rishikohet mosha e daljes në pension dhe formula e përllogaritjes së përfitimeve. Aktualisht, rritet me dy muaj çdo vit dhe në vitin 2026 do të arrijë 62 vjeç, ndërsa për burrat rritja nis në vitin 2032. Sipas Manjanit, ky kalendar...