Rritja e pensioneve në tetor, përfitojnë mbi 750 mijë pensionistë, eksperti i ekonomisë zbulon informacionet e fundit

Rritja e pensioneve në tetor, përfitojnë mbi 750 mijë pensionistë, eksperti i ekonomisë zbulon informacionet e fundit

Ndërsa diskutimet për koeficientët e indeksimit të pagave për vitin 2026 kanë marrë vëmendje të shtuar, eksperti i pensioneve Kujtim Hoxha ka sqaruar se çfarë pritet të ndodhë konkretisht me rritjen e të ardhurave për pjesën dërrmuese të pensionistëve në vend. Sipas zotit Hoxha, për rreth 750,000 qytetarë që janë aktualisht në pension, koeficientët e rinj që u zbuluan para disa ditësh nuk sjellin ndryshim të drejtpërdrejtë. Lajmi i rëndësishëm për këtë kategori mbetet indeksimi i muajit tetor. Ky proces kryhet çdo vit për të gjithë pensionistët dhe bëhet mbi bazën e një koeficienti që do të dalë në atë kohë, duke u llogaritur mbi masën e pensionit që ata marrin aktualisht. Çfarë thotë Kujtim Hoxha? “Atëherë, për të kuptuar se ç’janë koeficientët e indeksimit...