Rritja e pagës minimale, fabrikat e fasonit drejt mbylljes
Rritja e vazhdueshme e pagës minimale në Shqipëri po shndërrohet në një nga sfidat më të mëdha për industrinë fason, një sektor që prej dekadash ka qenë ndër punëdhënësit kryesorë në vend dhe një motor i rëndësishëm i eksporteve. Në muajin janar shumë fabrika të vogla dhe të mesme janë mbyllur pasi nuk kanë përballuar kostot e larta të pagës minimale, që nga 40 mijë lekë më 2025 u bë në 50 mijë lekë në 2026, tha Florian Zekja nga Shoqata ProEksport. Kjo mbyllje është reflektuar dhe në rënien e eksporteve të tekstileve e këpucëve në muajin e parë të këtij viti. Ky sektor shiti 8 miliardë lekë në janar 2026, me rënie prej 5.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më...
Burimi:
sot.com.al