Rritja e çmimit të naftës, ngrihet Task-Forca për ndaljen e abuzimit me çmimet, kontroll tregut çdo ditë
Qeveria shqiptare ka ngritur një Task-Forcë për ndaljen e abuzimit të çmimit me naftën, pasi ka pësuar një rritje me 25 lekë, rreth 5 ditë pasi nisi lufta në Lindjen e Mesme. Sot në treg, nafta po shitet me çmimin 197-198 lekë për litër. Ministri i Financave, Petrit Malaj zhvilloi sot takim me drejtuesit e dy institucioneve që përbëjnë Task-Forcën, drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, Ilir Binaj, dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Besmir Beja. Kjo Task Forcë do të ketë në fokus rritjen e kontrollit dhe efikasitetit tatimor dhe doganor në sektorin e hidrokarbureve, si në tregtimin me shumicë ashtu edhe në atë me pakicë, në mënyrë që të shmangen rritjet abuzive të çmimit të tregtimit të karburanteve dhe duke mbrojtur kështu qytetarët shqiptarë....
Burimi:
sot.com.al