Rritja e çmimit të naftës, ministrja Ibrahimaj: Reflektim i tregut ndërkombëtar, ja kur rikthehet bordi i transparencës
Kjo javë kulmoi me çmimin e naftës që iu afrua kufirit prej 200 lekëve për litër në tregun vendas. Në mesjavë çmimi arriti në 198, por më pas pati një tendencë rënëse për të mbetur në kufijtë e 195-193 lekë/litër. Ndërkohë qeveria njoftoi ngritjen e një taskë-force që monitoron tregun në mënyrë ditore. Ministrja Delina Ibrahimaj gjatë një interviste për emisioni E-ZONE në Vizion Plus shpjegoi se çfarë roli ka kjo taskë forcë. “Taskë forca e përbërë nga një ekip nga tre ministritë, financat, ekonomia dhe energjia kanë si qëllim të monitorojnë tregun nga abuzimet e mundshme me çmimet e shumicës dhe pakicës në treg. Nga ajo çfarë kemi parë deri më tani çmimet kanë qenë reflektim i tendencës së çmimeve ndërkombëtare. Nga takimi që...
Burimi:
javanews.al