Rritja e ardhshme ekonomike e Shqipërisë, OKB: E kushtëzuar nga sfidat strukturore dhe demografike

Rritja e ardhshme ekonomike e Shqipërisë, OKB: E kushtëzuar nga sfidat strukturore dhe demografike

Ekonomia shqiptare pritet të ruajë një ritëm të qëndrueshëm rritjeje gjatë viteve 2026 dhe 2027, e mbështetur kryesisht nga turizmi dhe sektori i ndërtimit, por perspektiva afatmesme vijon të kushtëzohet nga sfida strukturore, demografia dhe pasiguritë e jashtme. Kështu vlerëson raporti “World Economic Situation and Prospects 2026”, i publikuar nga Departamenti për Çështjet Ekonomike dhe Sociale i Kombeve të Bashkuara. Sipas raportit, Shqipëria bën pjesë në grupin e ekonomive të Europës Juglindore që kanë përfituar ndjeshëm nga sezoni turistik shumë i fortë i vitit 2025, me flukse vizitorësh që arritën nivele rekord gjatë muajve të verës. Turizmi ka qenë një nga motorët kryesorë të rritjes ekonomike, duke nxitur aktivitetin në shërbime, transport dhe tregti, ndërsa paralelisht sektori i ndërtimit ka dhënë një kontribut të rëndësishëm...