Rritet sërish paga minimale? Ibrahimaj: Ja çfarë pritet në vijim
Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka prezantuar në Këshillin Kombëtar të Punës një sërë çështjesh kyçe që lidhen me politikat e arsimit, punësimit dhe mbrojtjes sociale. Ajo theksoi rëndësinë e ngritjes së një komiteti që do t’i shërbejë jo vetëm Këshillit të Punës, por edhe hartimit të politikave afatgjata në fushën e arsimit dhe tregut të punës. Gjatë mbledhjes u diskutuan ndryshimet ligjore për nxitjen e punësimit, rritja e pagës minimale dhe pensionet, si dhe masat për adresimin e mungesës së fuqisë punëtore dhe migracionit, përfshirë marrëveshjet me vendet e treta për shtimin e fuqisë punëtore. “Besoj që është një komitet që do i shërbejë dhe Këshillit Kombëtar të Punës, pasi do të shërbejë në politikat e arsimit dhe të punës. Pika e tretë do...
Burimi:
sot.com.al