Rritet numri i turistëve në Shqipëri, ja nga cilat vende vijnë më shumë vizitorë

Rritet numri i turistëve në Shqipëri, ja nga cilat vende vijnë më shumë vizitorë

Strukturat turistike në vend pritën më shumë vizitorë në janar 2026 krahasuar me të njëjtën periudhë të një  viti më parë. Të dhënat zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT) mbi strukturat akomoduese tregojnë se në Janar 2026, numri i vizitorëve që u akomoduan në strukturat turistike në Shqipëri u rrit me 15,1 %, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Rritjen më të madhe e kanë pasur vizitorët rezidentë. Konkretisht këta të fundit u rritë me 16,8 %, ndërsa vizitorët jo-rezidentë me 13,8 %. Sa i takon netqëndrimeve ato u rritën gjithsej me 9,0 %  ku net-qëndrimet e vizitorëve rezidentë u rritën me 16,4 % kurse ato të jo-rezidentëve u rritën me 4,3 %. Tendenca gjeografike se nga vijnë vizitorët e...