Rritet kredia për ekonominë/ BSH: Në dhjetor të vitit të shkuar huaja arriti vlerën 62.2 miliardë lekë

Rritet kredia për ekonominë/ BSH: Në dhjetor të vitit të shkuar huaja arriti vlerën 62.2 miliardë lekë

Ekonomia shqiptare ka vijuar që të mbështet në nivele rekord nga financimet e bankave. Viti 2025 është mbyllur me shifra mjaft optimiste të kredive të miratuara jo vetëm për bizneset por edhe për qytetarët . Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në dhjetor të vitit 2025 u disbursuan 62.2 miliardë lekë ose 14.4 miliardë më tepër nëse e krahasojmë me një vit më parë. Krahasuar me dhjetorin e vititi 2024 vihet re një rritje prej gati 30%. Ndërkohë që me vitet e kaluara shuma rezulton edhe më e madhe . Sektorët që kanë marrë mbështetjen kryesore janë tregtia me pakicë e shumicë, pasuritë e paluajtshme dhe akomodimi ushqimor. Ndërkohë që kufizimet e Bankës së Shqipërisë për huatë për blerje banese duket se nuk...