Rritet çmimi i luleshtrydheve për kilogram, rënia e prodhimit me 300 ton reflektohet në treg!
Në Fier një kilogram luleshtrydhe shitet në tregun e pakicës 400 lekë. Çmimi këtë sezon është rritur me 100 lekë për kilogram, dhe kjo për shkak të rënies së prodhimit në serat e Kafarajt, qe furnizojnë jo vetëm Fierin, por një pjesë të mirë të tregut vendas. “Sivjet është me 4 mijë lekë të vjetra kilja, ndërsa vjet ishte me 3 mijë.” “Ka rënë prodhimi për shkak të përmbytjeve, prandaj janë më të shtrenjta luleshtrydhet”-shprehen tregtarët. Rreth 60 fermerë ne Kafaraj kultivojnë luleshtrydhe në sera ne nje siperfaqe prej 1800 dynym. Rreth 300 dynym u preken nga përmbytjet e 8 Janarit. Situata këtu është mjaft e vështirë. Siç shihet në pamje, një pjesë e prodhimit eshte kalbur. “Ne kërkojmë ndihmë nga shteti, sepse punojmë, mbjellim,...
Burimi:
sot.com.al