Rritet akciza për duhanin, ja sa priten të shtrenjtohen paketat
Duhanpirësit po përballen me çmime të rritura të paketave. Rritja vjen si rrjedhoje e kalendarit të akcizës për duhanin i cili është miratuar në vitin 2022, dhe parashikonte një skedul 5-vjeçar për ndryshimin e saj progresiv, me qëllim dekurajimin e duhan pirjes në vend. Janari 2026 është viti i fundit që aplikohet ky kalendar dhe akciza për duhanin rritet mesatarisht 250 lekë për kg, çka reflektohet edhe në çmimin final të shitjes, me rreth 20-30 lekë. Deri më 31 dhjetor 2025, detyrimi i akcizës për cigaret apo purot që përmbajnë duhan ishte 7500 lekë / 1000 fije cigare, ndërsa nga 1 janari 2026 akciza rritet në 7750 lekë/1000 fije cigare. Ndërsa në Strategjinë Afatmesme të të Ardhurave 2024-2027 është parashikuar hartimi i një kalendari të ri...
Burimi:
sot.com.al