Rriten të ardhurat nga sigurimi i pronës, dëmet e paguara bien ndjeshëm

Rriten të ardhurat nga sigurimi i pronës, dëmet e paguara bien ndjeshëm

Në Shqipëri, sigurimi vazhdon të mbetet më shumë një detyrim sesa një zgjedhje e ndërgjegjshme. Ndërsa shifrat tregojnë një rritje të lehtë të primeve të sigurimit të pronës, niveli i mbrojtjes financiare të qytetarëve mbetet i ulët, sidomos përballë rreziqeve natyrore. Shifrat flasin për një rritje me thuajse 3.3% të primeve të shkruara bruto nga zjarri, forcat e natyrës dhe dëmtime të tjera në pronë në janar-gusht të këtij viti. Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), të ardhurat e arkëtuara prej kompanive të sigurimit nga ky produkt arritën në 2.5 miliardë lekë. Ndërsa primet nga sigurimi motorik shohin vetëm rritje, kjo dhe për arsye se është i detyrueshëm, prona mbetet një aset që sigurohet vetëm kur merret një kredi në bankë. E njëjta gjë vlen...