Rriten të ardhurat nga kontributet, 158 miliardë lekë në 11 muaj

Rriten të ardhurat nga kontributet, 158 miliardë lekë në 11 muaj

Të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore kanë vijuar rritjen gjatë vitit 2025, duke forcuar qëndrueshmërinë financiare të skemës dhe garantimin e pensioneve dinjitoze për qytetarët. Për periudhën 11-mujore të vitit 2025, të ardhurat e mbledhura nga kontributet arritën në rreth 158 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, janë arkëtuar 15,6 miliardë lekë më shumë, ndërsa realizimi ka tejkaluar planin për këtë periudhë me rreth 500 milionë lekë. Rritja e të ardhurave është mbështetur kryesisht nga rritja e pagave në administratën publike, e shoqëruar me zgjerimin e fondit të pagave në sektorin privat, si dhe nga masat e ndërmarra në kuadër të Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave dhe Planit të Veprimit për vitin 2025, me fokus përmirësimin e administrimit...