Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Rriten rimbursimet e TVSH-së, shkurtohet koha e pritjes për bizneset
1622 subjekte të në të gjithë vendin kanë përfituar rimbursim të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar gjatë vitit 2025. Referuar të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, janë afro 25,3 miliardë lekë apo 253 milionë euro të rikthyera tek bizneseve në vend nga administrata, në formën e TVSH të paguar, përmes procedurës së rimbursimit dhe rrjedhimisht edhe të rikthyera në ekonomi. Krahasuar me një vit më parë, shifra ka pësuar rritje të ndjeshme, pasi gjatë 2024-ës rimbursimet u mbyllën në shumën e 223 milionë eurove. E ndarë sipas muajve, vihet re një rritje progresive e rimbursimeve të bëra nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe shifra më e lartë rezulton të jetë në muajin shtator me afro 4.9 miliardë lekë apo rreth 50...