Rriten eksportet gjatë vitit 2025, INSTAT: 57% e tregtisë me vendet e BE

Rriten eksportet gjatë vitit 2025, INSTAT: 57% e tregtisë me vendet e BE

Viti 2025 u mbyll me një bilanc pozitiv sa i përket eksportit të mallrave, si në vlerën financiare, por edhe në fluksin e shkëmbimit të tyre. Sipas raportit më të fundit të INSTAT, në muajin Dhjetor të vitit të shkuar eksportet e mallrave arritën vlerën e 27 miliardë lekëve, duke u rritur me 5.6% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa gjatë 12 muajve të vitit 2025, eksportet e mallrave arritën vlerën 346 miliardë lekëve, nënvizon Instituti i Statistikave. Kontributi i grupeve kryesore në rritjen e eksporteve gjatë Dhjetorit 2025, prej 5.6%, ishte: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +3%, “Materiale ndërtimi dhe metale” me +2.4%, dhe me +1,2% grupi “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi”. Gjatë fundvitit, vendet me të...