Rregulla të reja të BE-së: hiqet përjashtimi doganor për dërgesat deri në 150 euro
Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar zyrtarisht rregulla të reja doganore për pakot e vogla që hyjnë në BE, të cilat porositen më shpesh përmes blerjeve online. Rregullat e reja shfuqizojnë përjashtimin e mëparshëm doganor për dërgesat me vlerë deri në 150 euro, me qëllim që t’i japin fund konkurrencës së padrejtë me të cilën përballen shitësit brenda Unionit, njoftoi sot Këshilli i BE-së, më 25 shkurt. Sipas këtij vendimi, një normë e përkohshme fikse prej tre eurosh do të zbatohet për secilën kategori produkti brenda dërgesave të vogla me një vlerë më të vogël se 150 euro nga 1 korriku 2026 deri më 1 korrik 2028. Pasi Qendra e të Dhënave Doganore të BE-së të bëhet funksionale, që pritet nga viti 2028, kjo tarifë...
Burimi:
tesheshi.com