Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
“Rregulla të qarta për biznesin”/ Ministrja Ibrahimaj: Paqja fiskale, mundëson norma tatimore më të favorshme
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj mori pjesë sot në takimin e përbashkët me Kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Financave, Petrit Malaj, me komunitetin e biznesit, mbi Paketën Fiskale dhe politikën e Paqes Fiskale. Ministrja Ibrahimaj sqaroi se Paqja Fiskale mbështetet në dy shtylla kryesore: kontratën fiskale me biznesin, e cila synon planifikim më të mirë të detyrimeve tatimore, nxitje të deklarimit dhe rritje të sigurisë juridike; si dhe mundësinë e rishikimit të bilanceve të së kaluarës, me norma tatimore më të favorshme, për të mbyllur paqartësitë e së shkuarës dhe për të hyrë në vitet e ardhshme me stabilitet dhe besim të ndërsjellë. “Synimi ynë është të hyjmë në vitin 2026 me biznese të formalizuara, konkurruese dhe me marrëdhënie të besueshme me...