Rivlerësimi i pasurive, 6000 kontrata “të ngrira” në pritje të procesit

Rivlerësimi i pasurive, 6000 kontrata “të ngrira” në pritje të procesit

Së shpejti pritet që të nisë procesi i rivlerësimit të pasurive në vend për të gjithë ata qytetarët që kanë interes të rrisin vlerën ligjore të banesës së tyre si dhe për pronat që janë në proces shitjeje. Ligji që u jep të drejtën qytetarëve dhe bizneseve që të rivlerësojnë pasuritë e tyre të paluajtshme me një normë tatimore prej 5 %  ka hyrë zyrtarisht në fuqi më 22 Janar. Por  tashmë pritet që të dalë udhëzimi përkatës për ta bërë të zbatueshëm këtë ligj. Sipas burimeve nga Ministria e Financave, por edhe nga tregu i pasurive të paluajtshme, deri në fund të muajit Shkurt, pritet miratimi i udhëzimit përkatës, çka i hap dritën jeshile nisjes së aplikimeve nga ana e qytetarëve për rivlerësimin e...