Rivlerësimi do zhbllokojë mbi 530 mijë kontrata premtimi/ Ekspertët: Tregu i pronave do të bëhet më i larmishëm
Hyrja në fuqi e ligjit për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme me normë 5 për qind pritet të zhbllokojë një numër të konsiderueshëm kontratash premtimi të mbetura pezull prej vitesh. Sipas Shoqatës së Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme, rreth 530 mijë kontrata premtimi ndodhen aktualisht në pritje të rivlerësimit për t’u formalizuar. “Rivlerësimi i pronës me 5 për qind do ketë interes të lartë për këdo që është përgatitur që ta tregtojë pasurinë e paluajtshme në 2-3 vitet e ardhshme. Ka një interes të rritur, sidomos në ato njësi, në ato qytete dhe ndërtime të cilave u ka ndyshuar çmimi i referencës”, shprehet Reinaldo Pipiria, Kreu i Shoqatës së Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme. Rritja e vlerës së pronës përmes rivlerësimit pritet të ndikojë drejtpërdrejt...
Burimi:
javanews.al