Rishikohet buxheti, shpërblim 15 mijë lekë për familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi ndryshe, ja…

Rishikohet buxheti, shpërblim 15 mijë lekë për familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi ndryshe, ja…

Qeveria ka rishikuar buxhetin e shtetit për herë të 4-t teksa ka vendosur të japë shpërblime për fundvitin për personat me aftësi ndryshe në vlerën 15.000 lekë, kategori e cila, nuk ishte e përfshirë në aktin të tetorit ku dhanë shpërblime për pensionistët. Ministri i Financave, Petrit Malaj njoftoi dje gjatë një reagimi në rrjetet sociale se prej këtij akti normativ përfitojnë 148 mijë persona. “Mbështetje financiare për familjet me ndihmë ekonomike me 15 mijë lekë, janë 148 mijë përfitues me fond 2.2 miliardë lekë si për shpërblimin e familjeve në nevojë dhe për personat me aftësi ndryshe”, deklaroi ai. Më tej Malaj njoftoi se në llogarinë për pensionet në Bankën e Shqipërisë do të kalojnë fondet e pashpenzuara nga institucionet këtë vit. “Janë 150...