Rindërtimi, mbi 1,25 miliardë lekë për bashkitë Durrës, Shijak, Kurbin dhe Kamëz

Rindërtimi, mbi 1,25 miliardë lekë për bashkitë Durrës, Shijak, Kurbin dhe Kamëz

Këshilli i Ministrave miratoi dje një seri vendimesh për përdorimin e fondeve të rindërtimit të vitit 2025, për të financuar rindërtimin e banesave dhe infrastrukturës në zonat e prekura nga tërmeti i nëntorit 2019, duke siguruar kështu përshpejtimin e rikuperimit të zonave të prekura.Bashkia Durrës do të përfitojë 169,85 milionë lekë për rikonstruksionin e njësive individuale të banimit të dëmtuara lehtë ose rëndë nga tërmeti, duke përfshirë punime riparimi dhe rikonstruksioni të objekteve që nuk duhet rindërtuar nga e para. Bashkia Shijak do të marrë mbi 78,24 milionë lekë. Nga këto, 5,31 milionë lekë për riforcimin e banesave me dëmtime të rënda (DS4) dhe 72,93 milionë lekë për punime rikonstruksioni të banesave individuale. Bashkia Kurbin është një nga përfituesit më të mëdha, me rreth 518,97...