Burimi:
sot.com.al

Foto © sot.com.al
Rënie në blerjet e fundvitit, ekspertët zbulojnë faktorët: Ka tkurrje të popullsisë, por është rritur edhe…
Nga blerja e shumtë e ushqimeve, dhuratave të ndryshme dhe mbushja e tavolinës tradicionale, shqiptarët iu larguan disi traditës festive në fundvit. Bizneset, sipas vrojtimit të besimit të realizuar nga Banka e Shqipërisë, raportuan një rënie të kërkesës në muajin dhjetor, sidomos në sektorin e tregtisë dhe shërbimeve, me përkatësisht 2.8% dhe 2.3%. Në të njëjtën ecuri vijon dhe sektori i industrisë në vend, duke ndikuar vetëm negativisht në ekonomi. “Ajo që u vu re këtë fundvit është se rritja e kërkesës për ushqime nuk ishte kaq e lartë. Arsyet janë 2, me një tkurrje të popullsisë dhe ndryshimi i kulturës; ai bollëku i shqiptarëve është pakësuar, duke menduar se dëmton shëndetin”, shprehet eksperti i ekonomisë, Klodian Muço.Teksa të gjithë sektorët shfaqen pesimistë, ndërtimi vijon...








