Rekord në kufinj/ INSTAT: Mbi 20 milion hyrje gjithsej në vitin 2025. 12 mln turistë
Dhjetori i vitit 2025 ka shënuar një rritje të fortë të lëvizjeve në pikat kufitare të vendit, duke reflektuar intensifikimin e udhëtimeve si nga shtetasit shqiptarë, ashtu edhe nga të huajt. Të dhënat zyrtare tregojnë se vetëm në këtë muaj, mbi 1.5 milionë persona kanë hyrë në Shqipëri, shifër më e lartë krahasuar me një vit më parë. Rritja ka qenë e balancuar si nga shtetasit shqiptarë, ashtu edhe nga të huajt. Shtetasit shqiptarë rezultojnë të kenë hyrë në territorin shqiptar 844,147 herë, ndërsa 698,742 hyrje janë regjistruar nga shtetas të huaj. Ndërkohë, bilanci i 12 muajve tregon një vit rekord për qarkullimin kufitar. Nga janari në dhjetor 2025, në Shqipëri kanë hyrë gjithsej 20 milionë persona, 6.6% më shumë se në vitin 2024. Gjatë...
Burimi:
sot.com.al