Regjistër për ekzekutimin dhe vjeljen e gjobave, nga penalitetet për makinat deri tek masat për bizneset
Shqipëria do të ketë një regjistër të posaçëm për ekzekutimin dhe vjeljen e gjobave të vendosura ndaj qytetarëve dhe bizneseve. Referuar vendimit të qeverisë të publikuar në Fletoren Zyrtare, regjistri do të shërbejë si një Sistem i Qendërzuar i Mbledhjes së Gjobave. Institucioni administrues i bazës së të dhënave shtetërore në këtë regjistër do të jetë Inspektorati i Përgjithshëm. Të dhënat që përmban Regjistri për Ekzekutimin dhe Vjeljen e Gjobave ndahen në të dhëna parësore dhe në të dhëna dytësore. Konkretisht në të dhënat parësore përfshihet numri unik i identifikimit të gjobës, ndërsa në të dhënat dytësore, janë të dhënat personale të gjeneruara nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile për individin që ka marrë gjobën, që nga emri, datëlindja, vendbanimi, etj, Sistemi elektronik i gjobave...
Burimi:
sot.com.al