Reformat në tregun e punës/ Ministrja Ibrahimaj mbledh KKP: Dialogu social garanci për politika më të mira…

Reformat në tregun e punës/ Ministrja Ibrahimaj mbledh KKP: Dialogu social garanci për politika më të mira…

Në mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar të Punës për vitin 2026m Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, vuri theksin tek dialogu social që sipas saj mbetet një shtyllë themelore e mirëqeverisjes. “Është një instrument kyç për ndërtimin e politikave të qëndrueshme në fushën e punësimit, sigurisë dhe shëndetit në punë, si dhe zhvillimit të tregut të punës” tha Ibrahimaj duke drejtuar mbledhjen e parë të Këshillit të rikonstituar me mandatin e ri. “Rikonstituimi i Këshillit Kombëtar të Punës dhe mbledhja e tij që në muajin janar janë një hap konkret përpara drejt forcimit të dialogut social dhe bashkëpunimit të qëndrueshëm mes qeverisë, punëdhënësve dhe punëmarrësve”, u shpreh ministrja Ibrahimaj. Gjatë mbledhjes u diskutua për funksionimin e Këshillit për vitin 2026, si dhe për...