Referencat e reja nga 2026 rrisin kostot e ndërtimit dhe çmimet e banesave
Çmimet e reja të referencës për pasuritë e paluajtshme në rrethe do të hyjnë në fuqi më 1 janar 2026, duke sjellë rritje të konsiderueshme të kostove për subjektet ndërtuese. Sipas Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, kjo rritje do të reflektohet drejtpërdrejt në shtimin e detyrimit për taksën e ndikimit në infrastrukturë dhe, rrjedhimisht, në shtrenjtimin e çmimeve të apartamenteve. Ndikimi pritet të jetë më i fortë në zonat bregdetare, ku rritja e çmimeve të referencës në disa raste arrin deri në 196%, si në zonën e Portit të Durrësit. Rritje të larta regjistrohen edhe në Vlorë, Sarandë, Himarë dhe Qerret, duke e bërë ndërtimin më të kushtueshëm dhe duke shtuar presionin mbi çmimet finale të shitjes. Paralelisht, kërkesa në rritje nga blerësit e huaj...
Burimi:
sot.com.al