Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

“Shqipëria duhet të rishikojë politikën fiskale, që mbetet relativisht e dobët”! Ky është vlerësimi i Bankës Botërore, në raportin mbi politikat fiskale të vitit 2025, ku vëren se me ritmin aktual të reformave, rritja vjetore pritet të ngadalësohet në planin afatgjatë, duke arritur vetëm 1.5 përqind deri në vitin 2050, për shkak të një popullsie në moshë pune në rënie, produktivitetit të dobët dhe rritjes së kapitalit njerëzor. “Në kontekstin e stabilitetit makroekonomik, politika fiskale duhet të sigurojë që burimet të drejtohen në fushat prioritare, të ardhurat të mblidhen në mënyrë më të efektshme, dhe të ruhen rezerva të përshtatshme në kontekstin e rreziqeve në rritje. Në afat të shkurtër, prioritetet duhet të përfshijnë përmirësimin e mbledhjes së taksave; rritjen e alokimeve për sektorët e...