Raporti i BERZH/ Sejko: Plakja e popullsisë dhe largimi i të rinjve, kërcënim për ekonominë

Raporti i BERZH/ Sejko: Plakja e popullsisë dhe largimi i të rinjve, kërcënim për ekonominë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sekjo ishte i pranishëm këtë të martë në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH, 2025-2026. Në fjalën e tij, Sejko u ndal te dy problematika, plakjes e popullsisë dhe largimin vazhdueshëm të të rinjve. Sipas Sejkos, këto shqetësime demografike përbëjnë rrezik për qëndrueshmërinë afatgjatë të rritjes ekonomike të vendit, pasi ndikojnë në kërkesën dhe ofertën agregate, modelet e konsumit, bizneset dhe familjet shqiptare. “Vendi ynë pasqyron shumë nga tendencat e përshkruara në këtë raport të radhës nga BERZH; plakjen e popullsisë të kombinuar me largim të konsiderueshëm të të rinjve dhe të popullsisë në moshë pune. Këto dinamika priten të vazhdojnë edhe në vijim dhe të përmbysin piamidën demografike. Popullsia ka ardhur në rënie të vazhdueshme ndërkohë që...