Raporti i BERZH me fokus tek emigrimi/ Një e katërta e shqiptarëve me arsim të lartë janë larguar
Raporti i Tranzicionit 2025–26 i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH): “Një botë e vjetër, por më e guximshme”, i cili do të prezantohet sot në ambientet e Bankës së Shqipërisë e vë fokusin tek emigracioni, i cili është bërë mjaft shqetësues në vend dhe nuk duket se po ndalet. Sipas raportit, Shqipëria dhe Kosova janë dy vendet që kanë përjetuar emigracionin më të lartë të popullsisë në hapësirën post-komuniste që nga viti 1990. Grafikët e raportit tregojnë qartë se Shqipëria ka humbur rreth 40 për qind të popullsisë së vitit 1990 për periudhën 1990-2023, vetëm përmes emigracionit neto, niveli më i dytë më i lartë në Europë dhe në të gjithë grupin e ekonomive të BERZH. Nga ana tjetër, shtesa natyrore ka qenë...
Burimi:
sot.com.al